Kategoria Superiore

Vllaznia mposht minimalisht Bylisin dhe kryeson e vetme, Laçi i prish në fund festën Skënderbeut!

Vllaznia mposht 1-0 Bylisin dhe rimerr e vetme kreun e Kategorisë Superiore pas javës së 6-të. Një gol i Eni Imamit në fillimin e pjesës së dytë ishte mëse i mjaftueshëm për shkodranët për të thyer ballshiotët dhe për t’u ngjitur në kuotën e 13 pikëve. Ishte një Vllazni më kërkuese ajo që zbriti në fushën e Loro Boriçit, edhe pse në stol nuk kishte trajnerin Brdaric i cili e ndoqi këtë sfidë nga shtëpia për shkak të një problemi shëndetësor por ndihmësin e tij Elvis Plorin. Vllaznia pati dy mundësi të mira edhe në pjesën e parë, me Dungën dhe Herald Markun që u ndal nga traversa, teksa ishte pranë realizimit të një goli spektakolar.

Në fillimin e fraksionit të dytë një krosim nga këndi u shfrytëzua në maksimum nga Imami që në shtyllën e parë gjeti goditjen fituese me kokë për të kaluar në epërsi Vllazninë, epërsi të cilën skuadra shkodrane e menaxhoi shumë mirë deri në fund. Barazim 1-1 ndërkohë në ndeshjen tjetër atë mes Skënderbeut dhe Laçit që u zhvillua në Korçë. Uerdi Mara talenti korçar me një supergol në versionin Bledi Shkëmbi i dha epërsinë Skënderbeut në minutën e 71-të, avantazh që u arrit nga goli i Dave Harmon që i ardhur në fushë nga stoli realizoi në minutën e 92-të duke i evituar humbjen Laçit. Me këtë barazim Skënderbeu u ngjit në kuotën e 5 pikëve, 2 më pak se Laçi i Stavri Nicës që numëron 7 të tilla.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency