Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia ndahet në paqe me Erzenin/ E pëson nga Laçi, Teuta vazhdon të vuajë

Vllaznia-Erzeni e kanë mbyllur në paqe takimin e raundit të 10-të të Superiores.

Ishte Aralica ai i cili gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 54’ dhe duke u dhënë avantazhin vendasve. Teksa Mala dyfishoi rezultatin për Vllazninë me golin e realizuar në minutën e 65’. Nga Erzeni rrugën drejt rrjetës e gjeti Patrick Nonato  në minutën e 75’, ndërsa në minutën e 90+9’ Kahrimanovic i dhuroi barazimin miqve.

Pas kësaj jave Vllaznia renditet në vend të 3-të me 15 pikë, ndërsa Erzeni në vend të dytë me 16 pikë.

Teuta vazhdon të vuajë, ndërsa është mundur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Laçi. Durrsakët nuk po mund të bëjnë dot kthesën dhe si rezultat qëndrojnë të fundit në renditjen e Superiores.

Në minutën e 90+6′ Teuta pati mundësinë për të barazuar, por Hebaj humbi penalltinë, me topin që u ndal nga Dajsinani, i cili ruajti rezultatin për Laçin.

Kurbinasit morën 3 pikët nga përballja e raundit të 10-të, ndërsa sfida u vendos nga Spahiu që realizoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 66’.

Pas ndeshjes në “Niko Dovana” Teuta renditet në vend të fundit me 7 pikë, teksa Laçi qëndron në vend të nëntë me 11 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...