Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia, ndaj Lushnjës, me një mision të vetëm, fitoren

Sfidë mbijetese në plotë kuptimin e fjalës. Testi i vërtetë për Vllazninë do të luhet në datën 22 Nëntor në stadiumin “Loro Boriçi”. 1 pikë në 4 ndeshjet me trajnerin Ernest Gjoka në stol janë shumë pak për një skuadër që nga tërmeti i stolit priste shumë por humbja në Durrës e zhyti edhe më shumë në ujëra të thella skuadrën shkodrane që në 10 javë kampionat numëron vetëm 6 pikë, 1 më shumë se lagunarët që do të prezantohen në qytetin verior me një njohje të vjetër të Vllaznisë, trajnerin Hysen Dedja. Numri 1 i stolit të Lushnjes është një pozicion aspak komod, të ngjashëm me atë të vitit të shkuar për Elis Bakajn apo Gilman Likën, por këto janë momente ku nuk ka aspak kohë për nostalgji sepse skuadra e tij vazhdon të lëngojë në fund të klasifikimit. Një humbje e pamerituar në “Roza Haxhiu” për mënyrën se si rrodhën ngjarjet është keqardhja më e madhe në kampin lushnjar, por po kaq të keqardhur janë edhe në Shkodër ku presin me padurim fitoren e dytë sezonale që mungon pikërisht që prej atij suksesi ndaj Lushnjes në ndeshjen hapëse të sezonit.

Vllaznia bashkë me Partizanin ka sulmin e dytë më të dobët të Superiores me nga 5 gola të realizuar dhe në këtë klasifikm vetëm Lushnja ka bërë me keq me vetëm 4 gola, dy prej të cilëve në sfidën me Teutën. Fitorja kuqebluve në “Loni Papuçiu” në fazën e parë erdhi falë autogolit të Xhafës dhe realizimit të Hasanit me këtë të fundit që ka marrë në dorë çelësat e mesfushës shkodrane për të nxjerrë nga telashet ekipin. Në krahun tjetër, trajneri Dedja nuk ka shumë alternativa në dispozicion dhe vetëm tre ditë për të përgatitur këtë duel që mund të rezultojë një pikë kthese. Goli i pësuar nga Liçaj në fundin e ndeshjes së fundit mund të rëndojë shumë psikologjikisht, ndërsa në aspektin fizik të dyja skuadrat mund të vuajnë lodhjen e shkaktuar të dielën edhe pse krahasuar me skuadrat e tjera të superiores shijuan disa ditë pushime më shumë pas pauzës së kombëtareve. Me rikthimin në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret të ketë edhe mbështetjen e tifozëve sepse 3 transferta rresht sigurisht që e kanë kushtëzuar jo pak skuadrën e Gjokës. Të Mërkurën, kryeqëndra e veriut ia lë fjalën fushës se blertë, aty ku Vllaznia dhe Lushnja duhet të derdhin pikën e fundit të djersës në kërkim të pikëve të mbijetesës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...