Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vllaznia “në ajër” deri në fund të muajit

Shumë premtime për riorganizim, privatizim dhe ringritje në lavdinë që i takon. Megjithatë, situata aktuale te Vllaznia është krejt ndryshe. Asnjë vendim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Në Shkodër mbizotëron një heshtje mbytëse, për të gjithë ata tifozë që vuajnë për rënien e klubit. Pas shkarkimit të ish-administratorit Gjyrezi dhe bordit drejtues, gjithçka mbetet ende për tu vendosur.

Nga personi që do të ketë tagrin e drejtimit, funksionimit dhe menaxhimit të klubit dhe deri te Bordi i ri Mbikëqyrës, që do të marrë vendimet e rëndësishme për të ecurinë e kuqebluve. Për momentin janë përfolur shumë emra, por asgjë nuk është bërë konkrete.

Handikapi mbetet i njëjti që në vitet e fundit ka krijuar jo pak situata të pakëndshme te Vllaznia. Për të nisur punën për riorganizimin e klubit, duke pritur data 26 qershor, kur do të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i Shkodrës, që duhet të miratojë propozimet për administratorin dhe bordin e ri.

Deri më atëherë, klubi është në ajër. Të gjitha vendimet janë peng i Këshillit Bashkiak, që duhet të japë dritën jeshile, për të nisur më pas punën. Plot një muaj heshtje në Shkodër, edhe pse një luks të tillë nuk e kanë dhe deri në fund të këtij muaji mund të jetë shumë vonë. Edicioni i ri i Kategorisë së Parë nis më 9 shtator dhe te Vllaznia do të kenë vetëm një muaj kohë të organizojë strukturat, stafin teknik dhe skuadrën, për të synuar rikthimin e menjëhershëm në elitë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...