Abissnet Superiore

Vllaznia në Laç për të thyer tabunë ndaj kurbinasve

Për Vllazninë ka qenë e pamundur në këtë sezon të rrëmbejë një rezultat pozitiv përballë Laçit, por ecuria pozitive e shkodranëve në takimet e fundit i bëjnë kuqeblutë të kërkojnë pikë në këtë transfertë. Fakti që nuk pësojnë prej 3 ndeshjesh dhe kanë marrë 7 pikë në 3 takimet e fundit është diçka pozitive për Vllazninë, por të fitosh në Laç nuk është diçka e lehtë, aq më tepër që bardhezinjtë i kanë mbajtur hapur shanset për Europën si në Kupë ashtu dhe në kampionat. Vllaznia nuk është në këtë sezon një prej skuadrave më të mira në transfertë, por tendenca mund të ndryshojë për më tepër që në këtë fazë të sezonit dhe me objektiv mbijetesën nevojiten pikët. Ajo që ka shqetësuar mbi të gjitha trajnerin Gjoka është fakti që të hënën ekipi u stërvit në palestër për shkak të reshjeve të dëborës që kishin mbuluar fushën stërvitore të shkodranëve. Kjo mund të ndikojë negativisht tek, ekipi megjithatë Vllaznia kërkon të dalë dhe mbi këto vështirësi për të bërë pikë kundër kurbinasve. Laçi në kampionat nuk është në një moment të mirë, pasi nuk fiton që prej vitit të kaluar kur mundi Lushnjën 3-1 dhe për bardhezinjtë dhe kjo do të jetë një ndeshje ku duhet të kërkojë rezultatin maksimal, pasi dhe kalendari në dy sfidat e radhës do t’i rezervojë dy prova të vështira ndaj Skënderbeut dhe Flamurtarit.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency