Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vulaj zbarkon në Shkodër, firmos për 3 sezone me Vllazninē

Pritja për Kristjan Vulajn ka marrë fund, me fantazistin nga Tuzi që ka mbërritur në Shkodër dhe ka firmosur për tre sezone me Vllazninë. Ashtu siç pati njoftuar edhe SuperSport, Vulaj arriti marrëveshjen me shkodranët dy ditë më parë, por vetëm sot firmosi mbi kontratë.

Fantazisti vjen nga radhët e Decic, është 23-vjeçar, është pjesë e kombëtares së Malit të Zi dhe pritet të jap një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Mirel Josa në ndeshjet e Conference League ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës, por edhe në Abissnet Superiore.

Në të kaluarën, mesfushori me tipare ofensive është aktivizuar edhe me Petrovac dhe eksperiencën në Shqipëri e ka të parën jashtë kampionatit malazez. Në dy sezonet e fundit me Deçiç, Vulaj ka prekur shifrën e 11 golave në kampionatin malazez, duke qenë nga më të spikaturit.

Ndërkohë, konfirmimin për marrëveshjen me Vulajn e zyrtarizoi vetë klubi i Vllaznisë nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ndërsa më parë shkodranët kanë prezantuar edhe Lorik Boshnjakun e Dejan Shehin. Në ditët në vijim, Vllaznia pritet të niset drejt Austrisë për të kryer edhe fazën përgatitore para se të startojë sezonin e ri.

Njoftimi i Vllaznisë:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...