Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia nënshkruan kontratë 5-vjeçare me mesfushorin e talentuar

Ndërkohë që nuk ka ende një datë për rifillimin e futbollit në vend, Vllaznia ka kompletuar organikën me afrime të shumta në të gjithë repartet, por po vijon punën edhe me elementë të rinj, që mund të bëhen të rëndësishëm në të ardhmen.

Kështu ditën e sotme u njoftua arritja e marrëveshjes për të nënshkruar për 5 sezone me futbollistin e talentuar Eraldo Dede, i cili është rritur në skuadrat e moshave të klubit kuqeblu dhe madje është aktivizuar edhe me Vllazninë B.

Kujtojmë që pak ditë më parë mesfushori i talentuar ishte për një provë edhe te Apolonia, por trajneri italian i fierakëve vendosi të mos e marrë në ekip për sezonin e ri, ndaj Dede tani do të ketë mundësinë të vijojë karrierën me ekipin e tij të zemrës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...