Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia nis përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerin Mirsad Jonuz

Vetëm 3 ditë pasi prezantoi trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Mirsan Jonuz si kreun e pankinës, Vllaznia nisi sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, që e gjen sërish mes më të mirëve, pas një viti në Kategorinë e Parë.

Në ditën e parë të stërvitjes, kanë qenë të pranishëm më shumë se 15 futbollistë, ndonëse vetëm pak prej tyre kanë kontratë me Vllazninë, ndërsa pjesa tjetër duhet të kalojnë filtrat e trajnerit maqedonas për të fituar një vend në ekip.

Klubi shkodran ka firmosur vetëm me pak futbollistë nga sezoni i kaluar, si Krymi, Sherri, Lika, Malota, etj., ndërsa emra si Gocaj, Hajdari, etj., do të duhet të bindin trajnerin Jonuz, për të vazhduar të jenë pjesë e Vllaznisë.

Ndërkohë, kujtojmë që deri tani shkodranët kanë firmosur vetëm me Dajan Shehin dhe Herald Markun futbollistë që sezonin e kaluar ishin pjesë e Kastriotit në Superiore, ndërsa në ditët në vijim priten edhe emra të tjerë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...