Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia për rekord, 3 ndeshje radhazi pa pësuar gol

Barazimi pa gola në Gjirokastër sjell një ecuri rekord për Vllazninë këtë sezon, pasi për herë të parë kuqeblutë e çojnë në 3 numrin e ndeshjeve pa pësuar gol. Skuadra e cila kishte përfunduar në bankën e të akuzuarve pas 7 golave të pësuar në dy ndeshjet e para të këtij viti, ka reaguar në mënyrë perfekte duke përmirësuar pikërisht repartin e prapavijës, ku në harkun e 270 minutave nuk ka pësuar. Për herë të fundit Alen Sherri e ka nxjerrë topin nga rrjeta në minutën e 88 në sfidën e 4 shkurtit ndaj Skënderbeut, kur James Adeniy shënonte golin e fundit të takimit. Më pas kanë ardhur dy fitore radhazi me të njëjtin rezultat 2-0 ndaj Lushnjës dhe Teutës, ndërsa këtë fundjavë kuqeblutë u ndalën në barazim pa gola. Përveç portës së paprekur, Vllaznia kishte kohë që nuk arrinte në 3 ndeshje radhazi pa humbje, ekzaktësisht edicionin e kaluar kur nga 4 marsi i vitit 2017 deri më 19 mars regjistronte dy barazime pa gola pikërisht në Gjirokastër dhe ndaj Teutës në shtëpi, ndërsa në mes të tyre ishte fitorja minimale me Laçin 1-0. Ndërsa dy fitore radhazi dhe një barazim, e njëjta ecuri si tani nuk regjistrohej që nga fundi i vitit 2016, ku Vllaznia fitonte ndaj Flamurtarit në Vlorë 0-1 dhe ndaj Korabit 3-0 për tu ndalur në barazimin pa gola ndaj Skënderbeut në shtëpi. Këto rezultate kanë rikthyer entuziazmin në Shkodër duke lënë pas periudhën e errët kur Vllaznia kishte mbi kokë presionin e mbjetesës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...