Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia pranë ndryshimit historik, nesër ankandi

Data 11 maj mund të jetë një nga më të rëndësishmet në historinë e Vllaznisë. Klubi më i vjetër në Shqipëri, i themeluar që nga viti 1919, për herë të parë do të kalojw nga shteti tek privati. Ajo që prej vitesh kërkohet në futbollin shqiptar, privatizimi i klubeve, duket se Vllaznia po e kthen më në fund në realitet, pas problemeve që ka hasur nën administrimin e bashkisë, ku madje përfundoi aq keq sa ra një kategori më poshtë.

Ankandi do të jetë i hapur dhe aktualisht kandidatët janë 3: sponsori aktual Alban Xhaferri, i cili këtë sezon i ka qëndruar shumë pranë ekipit dhe ka qenë një ndër protagonistët në ecurinë pozitive të kuqebluve që janë ende ën garë për titull; tjetri është Valter Fushaj, shumë i njohur në ambientin sportiv, si ish-president i Vllaznisë, post që e mori në vitin 2006, teksa ishte pikërisht ai në krye të klubit  në 2008-ën kur kuqeblutë morën trofeun e fundit, atë të Kupës së Shqipërisë; kandidati tjetër nuk është shumë i njohur në ambientin sportive, quhet  Almiro Gurakuqi dhe është një stomatolog me reputacion, teksa përflitet se ka në krah një grup binzesmenësh të gatshëm që ta mbështesin në këtë iniciativë.

Procesi që do të ndiqet në këtë tender është i thjeshtë: ai, që ofron më shumë, do të jetë pronari i ri i klubit Vllaznia. Xhaferri është pak më i avantazhuar për shkak edhe të investimeve që ka kryer këtë sezon, një ndikim mund të ketë edhe marrëdhënia e mirë me kryebashkiaken Ademi. Fushaj ka më shumë përvojë se dy kandidatët e tjerë, ndërsa Gurakuqi është i udhëhequr nga entuziazmi. Mund të ketë edhe ndonjë kandaidat i sekondave të fundit.

Kjo është e vetmja rrugë drejt shkëputjes nga e shkuara dhe nisjes së një rrugë të re që të paktën në letër duhet të sigurojë një të ardhme të ndritur për Vllazninë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...