Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vllaznia prezanton drejtorin e ri sportiv

Vllaznia prezantoi këtë të mërkurë drejtorin e ri sportiv, turkun Engin Firat. Drejtuesi i ri i klubit kuqeblu, i cili e fitoi këtë pozicion mes tre kandidaturave, shpjegoi para mediave projektin që ka për ringritjen e skuadrës, bisedën me kryebashkiaken Voltana Ademi etj.

 “Ka një situatë negative për shkak se ekipi është në Kategorinë e Parë, duhet ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht, edhe media ka një rol të rëndësishëm për të krijuar një atmosferë pozitive. Kam folur me administratorin çfarë duhet të bëjmë dhe plani afatshkurtër është të kthehemi në elitë, pastaj kemi planin afatgjatë. Përmes këtij plani duam të shfrytëzojmë kapacitete e zonës, që ka lojtarë të talentuar. Kisha menduar se do ishte e lehtë, por tani e di që do të jetë e vështirë. Së pari duhet të përqendrohemi tek ekipi i parë, pasi duam të ngjitemi. Prandaj do vazhdojmë rikonstruktimin e klubi, duke nisur nga marketingu e deri tek akademia. Duam ta vendosim klubin në standardet më të larta.”

Ergin tha se ka patur oferta të tjera nga vende të ndryshme, kryesisht nga Arabia, por pranoi që të punonte në Shkodër. “Telefonata me kryebashkiaken, më impresionoi. Më e rëndësishmja ishte të gjenim një vijë të mesme për të ecur së bashku. Doja të isha fleksibël dhe kemi arritur një marrëveshje. E falënderoj edhe Suad Licin që zgjidhi shumë problematika. Jemi gati të punojmë fort së bashku”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...