Abissnet Superiore

Vllaznia pret “dhurata” nga Tirana ose Laçi! Ç’ndodh nëse tre ekipe e mbyllin me pikë të barabarta

Europa është e vetmja që vlen dhe Partizani në javën e parafundit vendosi duart të dyja këmbët te Europa e favorizuar nga përballjet direkte, dhe nga fakti që finalja e Kupës do të jetë mes Vllaznisë dhe Lacit.

Të kuqve suksesi ndaj Kastriotit u solli konfirmimin për Europën, pasi dhe nëse Vllaznia i parakalon me bilanc më pozitiv, minimalisht përfundojnë të katërtit dhe lënë pas Kukësin në garën për Europën.

Vllaznia nga kampionati është skuadra më pak e favorizuar dhe varet nga të tjerat për të kapur Europën, pasi duhet të shpresojë që Kukësi të mos fitojë për të mos pritur fitoren e trofeut të Kupës për të vajtur në kompeticionet europiane.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Në rast të një suksesi të Kukësit ndaj Tiranës, atëherë shpresa e Vllaznisë është për të humbur Partizani në Laç, dhe me pikë të barabarta të treja ekipet, me Vllazninë që merret e mirëqenë fitorja me Kastriotin, shkodranët do të siguronin Europën,  për shkak se me të treja është Kukësi që ka bilancin më negativ.

Një fundkampionati për Europën, që është shndërruar në një thriller të vërtetë, por që mund të përcaktojë shumë për fatin e skuadrave që mund të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm, ku për momentin i vetmi i sigurt për fatin e tij është Partizani, që në Laç pavarësisht rezultatit Europën e tij e ka siguruar, duke lënë në betejë në distancë Vllazninë dhe Kukësin.

LEXO EDHE: Kush shkon në Europë/ Të gjithë skenarët e mundshëm të renditjes së Superiores

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency