Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Vllaznia ra nga kategoria, dorëhiqet administratori Gjyrezi

Në faqen zyrtare të Vllaznisë është publikuar një deklaratë dorëheqjeje e administratorit të klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, ku i bën një  analizë punës së tij që kur e mori këtë detyrë.

DEKLARATE DORËHEQJEJE

Pas dy vitesh e pak muajsh në krye të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a, kam vendosur te largohem nga posti i administratorit.

Por, para se të largohem, do të mundohem që, shkurtimisht, të paraqes para jush atë çfarë unë kam bërë gjatë kësaj periudhe në krye të klubit.

Jam emëruar në postin e administratorit të KF Vllaznia sh.a në janar të vitit 2016. E kam gjetur klubin me jo pak probleme financiare, por edhe administrative, dhe puna e parë që kam bërë ka qenë strukturimi i ri i klubit. Besoj se sot, në këtë aspekt, KF Vllaznia funksionon shumë herë më mirë sesa ka qenë më parë. Në anën juridike dhe ekonomike kemi zbatuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kontrolli I Lartë i Shtetit.

Pa dyshim që klubi gjatë gjithë kësaj periudhe është shoqëruar me probleme financiare, kryesisht edhe të viteve të mëparshme, të cilat shpeshherë kanë qenë duke na penalizuar edhe në ecurinë sportive, megjithatë ia kemi dalë t’i suportojmë me sukses në mënyrë që Vllaznia të mos e pësonte me zbritje pikësh.

Në aspektin sportiv, në postin e administratorit jam munduar që gjatë gjithë periudhës së punës time të lejoj autonominë e stafit teknik si specialistë të mirëfilltë të fushës. Në bashkëpunim me ta, jam munduar gjithmonë t’ua plotësoj brenda mundësive që kemi patur, të gjitha kushtet si për merkaton, fazët përgatitore, bazën materiale, grumbullimet, transportin, hotelerinë etj.

Falënderoj çdo tifoz qe na mbështeti pa kushte në çdo moment të vështirë që ekipi ishte.

Gjithashtu uroj sa me shpejt rikthimin e Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar.

Me respekt,

Astrit Gjyrezi

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...