Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Vllaznia reziston vetëm një orë në Kraiovë, i jep fund aventurës europiane

Vllaznia ia ka dhënë fund aventurës europiane, pasi është mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 nga Universitatea e Craiovës. Pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, shkodranët udhëtuan drejt Craiovës me synimin për të bërë mrekullinë, por rezistuan vetëm 58 minuta lojë.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, megjithatë kuqeblutë u mbajtën mirë, falë edhe pritjeve të Zogovic, duke bërë që skuadrat të shkonin më dhomat e zhveshjes me barazimin pa gola.

Megjithatë në minutën e 58’ Mateiu lëshoi një goditje nga distanca, duke gjetur trekëndëshin e portës së Zogovic, që këtë herë nuk mundi të bëjë asgjë për të ndalur topin të prekë rrjetën.

E nëse goli i parë ishte edhe pak me fat, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për golin e dytë, që kuqeblutë e pësuan vetëm katër minuta më vonë. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi brazilian Silva u la i lirë në qendër të zonës dhe gjuajti, por Zogovic bëri mrekullinë duke e dërguar sërish në këndore.

Por edhe këtë herë mbrojtja kuqeblu tregohet e pavëmendshme, duke lënë brazilianin të lirë në të njëjtin pozicion dhe këtë herë Silva nuk fali, duke dërguar topin në cepin e portës. Trajneri Josa kreu tre zëvendësime, duke aktivizuar Vulajn, Latifin e Aralicën, por në minutën e 80’ rumunët shënuan edhe golin e tretë, duke vulosur kalimin në turin e tretë.

Merr fund kështu në turin e dytë aventura europiane e shkodranëve, që duhet thënë se ishin të pafat edhe në short, teksa tani trajneri Mirel Josa do të duhet të bëjë llogaritë për kampionatin.

Formacionet zyrtare:

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...