Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia rikthehet në normalitet, gara për titull bëhet më interesante tani

Diçka me tepër se një muaj më parë, fill pas humbjes së Vllaznisë në shtëpi ndaj Bylisit, nëpër media u shpërnda lajmi se trajneri Thomas Brdaric nuk do të drejtojë më kuqeblutë për shkak të mungesës së rezultateve.

Një situatë momentale që pati reagimin e futbollistëve të cilët kërkuan rikthimin e teknikut. Kjo kërkesë mori edhe miratimin e drejtuesve dhe ashtu siç funksionin një skuadër, të gjithë premtuan që shumë shpejt ekipi do të rikthehet tek suksesi.

Ky premtim nuk vonoi, gjithçka u rikthye në normalitet dhe ishte pikërisht sfida e Kupës së Shqipërisë që riktheu humorin te Vllaznia. Fill pas atij takimi humbja është një kujtim i largët për shkodranët, teksa kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë ishte një tjetër moment tepër pozitiv i ekipit.

Suksesi i fundit ndaj Apolonisë në shifrat 6-0 ndonëse kundërshtari po kalon çaste të vështira, sërish fakti që u gjet 6 herë rruga e rrjetës tregon moralin e lartë që kanë kuqeblutë. I qëndrojnë pranë kreut me vetëm 2 pikë distancë dhe tashmë kur kanë mbetur pak xhiro nga fundi, Vllaznia do të tentojë me çdo kusht të ngrejë lart trofeun e titullit kampion që ishte dhe objektivi primar i klubit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...