Abissnet Superiore

Vllaznia, rotacioni, dy objektivat dhe e ardhmja/ Shehi: Nuk është “problem” parash

Tirana festoi titullin e 26-të në derbin me Partizanin, ndërsa nesër pret Vllazninë në “Selman Stërmasi” (e shtunë / 17:15 / Supersport 2). Dueli ndaj ekipit shkodran është një klasike e futbollit shqiptar.

Trajneri Orges Shehi foli në konferencën për shtypin përpara sfidës me Vllazninë, duke pranuar se do të bëjë rotacion në ekip. Objektivat e tij dhe të bardhebluve janë dy, teksa nuk mungon një koment në lidhje me të ardhmen.

Ndeshje të tilla kur vjen pas një triumfi në derbi dhe titullit, ka pak vështirësi për motivim. Kundërshtari që do të kemi përballë të imponon respekt. Është një klasike ndaj Vllaznisë.

Ekipi? Të gjithë lojtarët që kanë qenë pjesë e skuadrës kanë marrë minuta, disa më pak dhe disa më shumë. Nuk mund ta prishim strukturën. Nesër do të kemi në fushë ndonjë lojtar që ka pasur pak minuta, kjo bën mirë sepse ata lojtarë kanë uri për të luajtur. Është e sigurt që Hoxhallari do ta nisë ndeshjen nga pankina, në vendin e tij do të aktivizohet Zhivanaj.

Ne kemi dalë kampionë, dhe si të tillë duhet të sillemi, kjo vlen edhe për ndeshjet e mbetura. Kemi disa objektiva për të arritur, kemi dy lojtarë si Xhixha dhe Seferi, të cilët janë në krye të listës së golashënuesve, por duam që edhe mbrojtja të jetë gjithmonë e para. Duam që raporti mbrojtje-sulm të jetë me shifrat aktuale.

Objektivi është që skuadra të mos pësojë gol më në asnjë ndeshje, objektivi tjetër është që nga portieri deri te faza e sulmit të jemi të jemi më të impenjuar për të qenë sa më të qartë në atë që duan të bëjmë.

Objektivi im personal? Është i lidhur me skuadrën. Kur skuadra bën mirë, sigurisht që trajneri është shumë i lumtur. Objektivi i skuadrës është për të dhënë më të mirën dhe për të dalë gjithmonë fitimtarë, sigurisht që ky është dhe synimi im dhe i stafit teknik”.

Në fund një koment për të ardhmen, me mediet dardane që raportojnë se Shehi ka marrë një ofertë të majme sa i përket aspektit ekonomik nga klubi i Gjilanit.

“Dëshira është e të dyja palëve që ne të vazhdojmë bashkë. Kemi nisur një rrugëtim të gjithë bashkë, duke qenë pjesa kryesore e ndërtimit të skuadrës. Një gjë është e sigurt që në mes nuk janë paratë, por është projekti dhe që të jemi gjithmonë kompetitivë, duke perfeksionuar edhe profesionalizmin”, deklaroi Shehi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency