Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia rrezikon të luajë larg Loro Boriçit sfidën me Lushnjën

Vllaznia rrezikon të luajë larg Shkodrës sfidën e javës së 10 të Kategorisë Superiore përballë Lushnjës. Tapeti i stadiumit Loro Boriçi i cili iu nënshtrua ndërhyrjes për përmirësimin e tij nuk është ende gati, pavarësisht shpresës për të qënë në gjendjen e duhur për duelin e mesjavës së ardhshme. Drejtuesit e stadiumit kanë hedhur farën për barin e ri me proçesin e mbjelljes që ka përfunduar, por duhet pritur forcimi i rrënjëve. Tek Vllaznia ishin optimistë që sfida me Lushnjën do të luhej përpara publikut vendas por mesa duket gjithcka është në varësi të kushteve atmosferike, pasi vendi ynë këto ditë është pushtuar nga shirat që nuk duket se janë në favor të përshpejtimit të forcimit të barit. Në këtë mënyrë drejtuesit e klubit duhet të mendojnë për alternativën e duhur nëse Loro Borici nuk do të jetë gati për 90 minutëshin e parë të fazës së dytë. Kujtojmë që Vllaznia në mirëkuptim me Skënderbeun dhe FSHF vendosi që sfidën ndaj kryesuesve javën e kaluar ta zhvillonte në Korçë, me skuadrën e Ilir Dajës që fazën e dytë do të duhet të udhëtojë drejt Shkodrës. Ndërkohë përsa i përket pregatitjeve ekipi nën urdhërat e trajenrit Ernest Gjoka vijon me dy seanca stërvitore në ditë teksa në fundjavë është programuar një test miqësor me Vllazninë B.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...