Vllaznia kampione e dimrit në Grupin A të Kategorisë së Parë me 7 pikë më shumë se Erzeni. Skuadra shkodrane fitoi 0-2 në fushën e Veleçikut, ndërsa Erzeni mori vetëm një pikë në fushën e Besëlidhjes, në një ndeshje të tensionuar, që përfundoi 1-1.
Ndërkohë Dinamo, e drejtuar nga Igli Allmuça mori një fitore bindëse në shtëpi 3-0 me Shënkollin. Burreli-Vora përfundoi 2-0 ndërsa Korabi – Iliria 1-0.
Në Grupin B, spikat fitora e thellë 1-4 e Bylisit në fushën e Elbasanit. Me këtë sukses skuadra ballshiote e mbyll pjesën e parë të sezonit në vend të parë me 30 pikë, 4 më shumë se Besa e Kavajës, që barazoi 0-0 në fushën e Orikut. Pogradeci fitoi thellë 5-1 me Turbinën, ndërsa Tomori dështoi të merrte pikë në sfidën e shtëpisë me Egnatian, që iu imponua 1-3. Të dielën luhet ndeshja e fundit e këtij grupi, Lushnja Apolonia.
Grupi A
Veleçiku – Vllaznia 0-2
Besëlidhja – Erzeni 1-1
Dinamo – Shënkolli 3-0
Burreli-Vora 2-0
Korabi – Iliria 1-0′
Grupi B
Elbasani – Bylis 1-4
Oriku – Besa 0-0
Pogradeci – Turbina 5-1
Tomori – Egnatia 1-3
Lushnja Apolonia