Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Vllaznia shpërdoron ndaj Teutës, Kukësi vuan në Fier, Tirana hipotekon kualifikimin

Hysen Dedja debutoi sot në pankinën e Vllaznisë, skuadër të cilën e drejton për herë të katërt, por kuqeblutë shpërdoruan një avantazh të dyfishtë dhe nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 2-25 në sfidën e parë çerekfinale përballë Teutës.

Shkodranët e nisën mjaft mirë takimin në “Loro Boriçi” dhe gjetën golin e avantazhit shumë shpejt me anë të golit të shënuar nga sulmuesi i ri i talentuar Silvio Zogaj, ndërsa pak minuta më vonë braziliani Hygor shndërroi një penallti në gol, duke dyfishuar shifrat.

Durrsakët ishin inekzistentë në fushë në pjesën e parë dhe vetëm një herë arritën të kërcënojnë kuadratin e mbrojtur nga Efremov, që gjithsesi u tregua i gatshëm të bëjë një pritje mjaft të bukur dhe të dërgojë të tijtë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Teuta u fut në pjesën e dytë me një tjetër marsh dhe kërkoi me ngulm rihapjen e takimit, gjë që e bëri në minutën e 78’ me anë të Sherif Kallakut, ndërsa më pas shkodranët shpërdoruan 2-3 mundësi për të mbyllur ndeshjen, me Silvio Junior dhe Ndriçim Shtubinën.

Kur pritej vërshëllima finale e arbitrit, Teuta arriti të gjejë edhe golin e dytë me anë të Kapllanit, që shfrytëzoi një kthim të topit nga portieri Efremov dhe e shtyu sferën në rrjetë, duke rikuperuar në maksimum një sfidë të nisur mjaft keq nga durrsakët.

Tani gjithçka është ende e hapur për kualifikimin, por Tueta do të jetë ndjeshëm e avantazhuar, pasi do të luajë në shtëpi dhe me avantazhin e dy golave në fushën kundërshtare, që mund të vlejnë shumë për sfidën e kthimit.

Tirana vijon të konfirmojë se është klubi më në formë në kampionatin shqiptar, sepse pasi po dominon me meritë në Kategorinë Superiore, ku kryeson me 9 pikë diferencë nga Kukësi ndjekës, ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, që në sfidën e parë.

Bardheblutë mposhtën me rezultatin e thellë 5-1 Besëlidhjen pasditen e sotme, duke hedhur të dy këmbët në gjysmëfinale, ndërsa takimi i kthimit një javë më vonë në Lezhë, do të jetë një shëtitje për kryeqytetasit.

Lezhjanët kaluan të parët në avantazh me anë të Hoxhës, duke sjellë në mendjen e të gjithëve eliminimin që i bënë Partizanit nga faza e 1/8-ave të Kupës, por Tirana reagoi në mënyrë perfekte dhe përmbysi gjithçka që në pjesën e parë me golat e Bathës me penallti dhe Elton Cale.

Në pjesën e dytë bardheblutë dominuan totalisht dhe arritën të dërgojnë topin në rrjetë edhe tre herë të tjera ,fillimisht me Torrasën, më pas me Cale që kompletoi dopietën personale dhe në fund me Lancinet Sidibe, që vulosi suksesin me rezultatin e thellë 5-1.

E nëse bardheblutë kryeqytetas bënë detyrën ndaj Besëlidhjes, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kukësin që fitoi jo pa vështirësi 1-2 në “Loni Papuçiu’ të Fierit, përballë Apolonisë vendase, që vuri jo pak në vështirësi verilindorët.

Të besuarit e Orges Shehit kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Cooper, që shënoi në minutën e 34-t të takimit dhe krijoi idenë e një ndeshjeje të lehtë, por vendasit nuk u dorëzuan dhe krijuan një mori rastesh, deri në barazimin në pjesën e dytë me anë të Ekeminit. Megjithatë goli i fitores për Kukësin u shënua nga Bruno Lulaj në minutën e tretë shtesë.

Një gol mjaft i bukur i Mario Bajramajt në minutën e 56’ të takimit mes Bylisit dhe Skënderbeut, u dha fitoren minimale 1-0 mallakastriotëve, rezultat ky që gjithsesi lë të hapur çështjen e kualifikimit, pasi korçarët kanë mundësi të provojnë gjithçka në sfidën e kthimit një javë më vonë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...