Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vllaznia synon portierin Enes Azizi

Vllaznia në kërkim të një portieri. Klubi shkodran po shikon mundësinë e afrimit të një portieri për sezonin e ri dhe atë mund ta ketë gjetur në Zvicër. Enes Azizi është portieri që kuqeblutë mund t’i besojnë portën në sezonin e ardhshëm të Superiores, me 23-vjecarin që aktualisht luan në Lozanë , ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë dhe e Shkëndijës së Tetovës.

Azizi, 1.92 ka gjithashtu dhe pasaportë zvicerane, dhe është formuar si futbollist në Zvicër, ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë dhe e akademive të PSG dhe Reggianës në Itali. Azizi spikat për gjatësinë e tij dhe trupin robust, ndërsa është shumë i aftë në dalje dhe gjithashtu ka reflekse shumë të mira në portë. 23-vjecari mund të jetë një vlerë e shtuar për portën e Vllaznisë, ndërsa do të jetë trajneri Cungu ai që do të thotë fjalën e fundit për afrimin e Azizit, që pas përvojave jashtë vendit mund të provojë këtë vit të jetë pjesë e Superiores në një klub të rëndësishëm të futbollit në Shqipëri.

Lajme të tjera

La Liga

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Futboll

Riyad Mahrez ishte një nga lojtarët që braktisi Europën për Arabinë Saudite. Në verën e vitit 2023, sulmuesi u largua nga Manchester City dhe...