Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia planifikon miqësoren e fundit në Ulqin

Ditët ulqinake vijojnë me itensitet për Vllazninë, me trajnerin Ernest Gjoka që nuk ul ritmin, duke i dhënë skuadrës ngarkesën maksimale për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit. Kuqeblutë vijojnë me nga dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite, teksa luksi i stafit teknik është që ka në dispozicion grupin e plotë, me përjashtim të mesfushorit Nuredin Orelesi. Nigeriani ka mbetur në Shkodër për arsye të mungesës së vizës malazeze dhe po kryen seancat stërvitore me Vllazninë B. Të rinjtë e afruar janë përshtatur menjëherë me grupin e lojtarëve, ndërkohë që drejtuesit e klubit po punojnë që faza përgatitore të mbyllet me një test miqësor. Vllaznia ka zhvilluar vetëm një miqësore, edhe atë brenda shtëpisë me Vllazninë B, ndërkohë që mungojnë alternativat e skuadrave vendase. Megjithatë, shpresat për të organizuar një miqësore të fundit ekzistojnë, teksa pritet që të premten Gjoka të shohë formën e futbollsitëve të tij përballë një kundërshtari të fortë, edhe pse për momentin nuk është mësuar ende emri i skuadrës. Në fundjavë do të mbyllet faza përgatitore. Lojtarët dhe stafi do të kenë një ditë pushim në dispozcion, teksa java e ardhshme do të nisë me përgatitjet për përballjen e shtëpisë me kampionët e Kukësit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...