Kategoria Superiore

Vllaznia-Teuta, frika për të mos humbur uli ritmin e ndeshjes

Vllaznia-Teuta ishte kryefjala e javës së 31-të, por në fund fitoi frika, ose më mirë fitoi Partizani që shpresonte pikërisht tek barazimi i dy skuadrave rivale.

Në “Loro Borici” nuk u zhvillua dueli më spektakolar i mundshëm, nuk ishte një ritëm i shfrenuar dhe emocione marramendëse, në fakt në këtë pikë të kampionatit vështirë të gjesh sfida ku skuadrat të humbasin ekuilibrat, sidomos dy ekipe që janë në garë për titull.

Vllaznia në fakt në pjesën e parë disa raste i krijoi, mbi të gjitha ajo mundësi e artë e Imerit, i cili e shpërdoroi duke mos goditur si duhet, teksa në fundin fraksionit goditi edhe shtyllën me Hoxhajn.

Teuta u kujdes vetëm për të mos pësuar, megjithëse në segmentin e dytë e rriti disi lojën edhe pse të vetmin rast të vërtetë të ndeshjes e pati në sekondën e fundit me një goditje me kokë të Krasniqit që shkoi jashtë.

Nuk e dimë se kush doli më shumë e kënaqur nga të dyja skuadrat nga ky rezultat, ndoshta asnjëra, ose ndoshta pak Teuta meqë u duk se kish zbritur në “Loro Boriçi” për të mos humbur, gjithsesi diçka më tepër në aspektin e cilësisë duhej dhuruar në një takim mes dy ekipeve që potencialisht mund të shpallen kampion në fund të këtij edicioni.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency