Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vllaznia U-19 bën krenare Shkodrën, fiton Kupën e Shqipërisë

Nëse Vllaznia vuan dhe lufton ende për t’iu larguar zonës së ftohtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipet e saj të moshave, që vijojnë të korrin suksese.

Vllaznia U-19, e drejtuar nga ish mbrojtësi shkodran, Luan Zmijani, u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti në finale Shkëndijën, me rezultatin e thellë 4-0.

Në ‘Elbasan Arena’ episodi vendimtar erdhi në minutën e 23-të, kur arbitri akordoi 11-netërsh për të rinjtë shkodranë dhe karton të kuq për mbrojtësin e Shkëndijës, Muça, pas prekjes së topit me dorë.

Penalltia u shndërrua në gol nga Gruda, ndërsa shkodranët shënuan edhe golin e dytë pak minuta më pas, por u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, goli i dytë nuk vonoi, pasi në minutën e 30’ ishte Qardaku që dërgoi topin në rrjetën e portës së Shkëndijës.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Fikaj shënoi një gol mjaft të bukur për Vllazninë, duke vulosur fitoren, ndërsa në minutat në vijim, pati kohë edhe për një gol tjetër nga ana e shkodranëve, që u shënua nga Lisaj.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...