Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia “zjarr” në merkato, një tjetër mesfushor nën urdhrat e Brdariç

Vllaznia "zjarr" në merkato, një tjetër mesfushor nën urdhrat e Brdariç

Vllaznia është padyshim një nga skuadrat më aktive në merkato, në Kategorinë Superior,e teksa kuqeblutë kanë prezantuar edhe afrimin e tretë. Mesfushori 26-vjeçar Klinti Qato është përforcimi më i ri i kuqebluve, teksa pasditen e të shtunës ka ardhur edhe prezantimi zyrtar.

“Jam gati për këtë aventurë të re’, është shprehur Qato në videon e prezantimit, teksa ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Qato ka qenë pjesë e Laçit në Kategorinë Superiore gjatë tre sezoneve të fundit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me fanellën kurbinase, teksa tashëm është gati për aventurën e tij të re me fanellën e Vllaznisë.

Lexo edhe:

Mesfushori ka firmosur kontratë dy vjeçare me klubin shkodran, me opsion rinovimi edhe për një sezon të tretë, nëse palët do të jenë të kënaqura nga bashkëpunimi me njëra-tjetrën.

Më herët Vllaznia ka njoftuar edhe firmën me mesfushorin Ardit Deliu dhe mbrojtësin Melos Bajrami, të cilët do të vihen në dispozicion të trajnerit Brdaric për t’u përgatitur për turet eliminatore europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...