Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vllaznia zyrtarizon “divorcin” me Imamin, mbrojtësi ka një dedikim për shkodranët

Ndeshja e kthimit ndaj AEL Limasolit ishte e fundit e Eni Imamit me fanellën e Vllaznisë, pasi mbrojtësi kryeqytetas ka vendosur të rikthehet te klubi ku e ka nisur karrierën, Dinamo, që është rikthyer sërish në elitën e futbollit në vend.

Pas përshëndetjes emocionuese me tifozët në përfundim të ndeshjes të enjten në “Loro Boriçi”, ka ardhur edhe komunikata zyrtare e klubit të Vllaznisë, që njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me Eni Imamin dhe falënderon futbollistin për kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu.

Nuk ka munguar as reagimi i mbrojtësit kryeqytetas, që nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale, ka pranuar se “divorci” me shkodranët është një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, teksa nuk ka ngurruar të falënderojë të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar në Shkodër e fansat e zjarrtë kuqeblu.

“Pa dyshim që është një nga momentet më të vështira për një futbollist kur ndahet nga një ambient ku është përshtatur, ka gjetur dashuri, ngrohtësi, përkrahje e respekt! Me këtë postim që e zgjodha si më të veçantin, dua t’ju them gjithë popullit kuq e blu FALEMINDERIT nga shpirti për çdo gjë. FALEMINDERIT stafit teknik, Thomas Brdariç, Elvis Plori, Safet Osja, Ideal Lekiqi, shokut tim, drejtorit Matko Djarmati që ngulmoi të isha pjesë e Vllaznisë, Znj.Voltana Ademi, Z. Alban Xhaferri, shokët e mi të ekipit që janë pa përjashtim fantastikë! Krenar që isha pjesë e juaja & më falni nqs. kam gabuar diku, dikur, por kurrë me qëllim! Urimet më të mira për ju nga një tironc që dha gjithçka për të ngrit lart emrin e qytetit të Shkodrës!”, shkroi Imami në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...