Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Vodhi orën me vlerë 70 mijë euro të Dolberg, talenti i Nice rrezikon përjashtimin

Zbulohet hajduti që i vodhi orën me vlerë 70 mijë euro e futbollistit të Nices, Dolberg, i cili iu bashkua klubit francez për 20.5 milionë euro, që shkuan në arkat e Ajaxit të Amsterdamit. Autori i vjedhjes së orës në dhomat e zhveshjes, që shkaktoi zemërimin e 21-vjeçarit, është një futbollist premtues i Nices, 18-vjeçari Lamine Diaby-Fadiga.

Dolberg, pasi vuri re mungesën e orës, nuk pranoi të stërvitej të nesërmen madje kërcënoi se nuk do të luante kundër Dijonit. Sidoqoftë, ai rezultoi të ishte pjesë e formacionit, duke luajtur dhe shënuar një gol në fitoren 2-1. Dolberg paraqiti një ankesë në polici dhe hajduti, siç njofton “L’Équipe”, do të marrë ndëshkimin e duhur për këtë veprim të shëmtuar.

Diaby-Fadiga debutoi me 16 vjeç, 10 muaj e 18 ditë nën drejtimin e Lucien Favre dhe pati një vazhdimësi edhe me Patrick Vieiranë trajner. Ai ka luajtur në 7 ndeshje me ekipin e parë të Nices si dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16, U-17 dhe U-18 të Francës.

Lëndimi që pësoi në këmbën e majtë në muajin prill ka bërë që Diaby-Fadiga të mos ketë asnjë minutë në këmbë në këtë sezon. Tashmë që është identifikuar se hajduti që vodhi orën e Dolberg e ardhmja e tij te Nice është kompromentuar.

Për sulmuesin premtues ka nisur procedimi disiplinor, ndaj është thirrur të japë shpjegimet përkatëse. Sipas “L’Équipe” klubi francez mund të vendosë ta përjashtojë nga ekipi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...