Euro 2020

Vojvoda: E kemi studiuar Çekinë, besojmë te rezultati pozitiv

Mbrojtësi i djathtë Mërgim Vojvoda ishte sot në krah të trajnerit Bernard Challandes, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës.

Këtë ndeshje luani ndaj një kundërshtari të fortë dhe pa 5 prej titullarëve të ndeshjeve të fundit. Cilat janë pritshmëritë për këtë ndeshje?
E dimë që do të kemi mungesa të rëndësishme, pro kohët e fundit konkurrenca në skuadër është rritur shumë dhe lojtarët që do t’i zëvendësojnë, kanë një mundësi të artë për të treguar veten.

A janë 3 pikët, synimi i Kosovës për këtë ndeshje?
Ne në çdo ndeshje luajmë për të marrë 3. Pikët, por më pas është fusha ajo që jep verdiktin final. Edhe për ndeshjen me Çekinë ne do të luamë për fitore dhe më pas të shpresojmë t’ia dalim.

Kapiteni i Çekisë tha në intervistë se futbollistët e Kosovës janë “të nxehtë” dhe mund ta humbasin toruan në varësi të situatave, pra mund të shpërqendrohen në rast se pësojnë gol. A është e vërtetë kjo?
Fillimisht ata le të mundohen të shënojnë gol dhe pastaj të shohin se si do reagojmë. Ndeshjet e tjera kanë treguar se ne kemi ditur të reagojmë mirë, pas golave të pësuar dhe ia kemi dalë të reagojmë mirë e të fitojmë. Unë thjesht duhet t’i them kapitenit të Çekisë, që fillimisht ata të mendojnë të shënojnë.

Çekia ka një nivel më të lartë se kundërshtarët e mëhershëm. A nënkupton kjo se duhet të jeni më të kujdesshëm në mbrojtje?
Sigurisht që Çekia është më e fortë se Bullgaria e Mali i zi, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të luajmë në mbrojtje. Kemi studiuar pikat e forta të kundërshtarit dhe besoj se çdo gjë do të shkojë mirë.

A ndjeni se ju rrezikohet vendi, me ardhjen e Hadërgjonajt në skuadër?
Konkurrenca është gjithmonë e mirë dhe na shtyn për të bërë ndeshje akoma më të mira. Tani që kemi shumë mungesa, po shohim që konkurrenca mundet të tregojë veten. Jam i lumtur që Florenti ka ardhur te Kosova, pasi është një lojtar cilësor dhe do të na ndihmojë shumë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency