Përfaqësuesja

Vokrri: Kosova është rritur, por s’duhet të jemi euforikë

Fadil Vokrri foli për herë të parë për miqësoren e fituar me Shqipërinë, me rezultatin 3-0, takim që u pasua nga reagime të shumta, duke nxitur një lloj konflikti artificial mes palëve. Sipas numrit një të qeverisë së futbollit kosovar, qëndrimi i homologut të tij, Armand Duka, përmbledh gjithçka në mënyrë korrekte. “Duka ka thënë gjithçka dhe do të ishte e tepërt të shtohet apo hiqet diçka. Duhet ta pranojnë atë që tha ai.  Ishte një ndeshje vëllazërore si në tribuna dhe në fushë. Është normale që të ekzistojë rivaliteti në fushë, kjo është pozitive.”

Euforia, e tepruar: Kosova ka bërë një ndeshje shumë të mirë kolektive. Mendoj se është thjesht miqësore, dhe nuk duhet ekzagjeruar, edhe pse Kosova zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Shqipëria nuk ishte ndoshta në ditën e saj më të mirë, por në futboll ka edhe befasi. Për mua dhe për ekipin tim nuk është ndonjë befasi e jashtëzakonshme, sepse kemi lojtarë shumë cilësorë. Kemi punuar në vazhdimësi dhe besoj se në eliminatoret e ardhshme do të jemi më lart. Kosova ishte nivel më të lartë se në ndeshjet e kaluara, ndërsa Shqipëria është ndoshta në fazë eksperimentuese, sepse ka ardhur një trajner i ri. Edhe tek ne, po ashtu. Trajnerët përçojnë strategjitë e tyre, kërkohet një periudhë që u duhet besuar për të arritur qëllimet e tyre. Nuk duhet të na kapë euforia pas këtyre miqësoreve. Duhet punuar më shumë që t’i arrijmë objektivat.

Impakti i Challandes: Më Challandes ka patur rritje, por rritja vjen nga lojtarët. Kemi pësuar shumë gola në eliminatore. Fati ndoshta nuk ka qenë me ne, por është e vërtetë që mbrojtja ka nisur të funksionojë dhe kjo është evidente. Po veçoj ndeshjen me Burkino Fason, që ka sulmues shumë cilësorë, por edhe më Shqipërinë. Më ka pëlqyer shumë loja kolektive. Kosova nuk luajti në asnjë moment në panik.

Stadiumi i Prishtinës: Në Prishtinë presim me padurim të kemi ndeshje, por kjo nuk është e realizueshme para takimeve zyrtare në shtator. Do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Nuk kemi informacione të freskëta, por deri në fund të qershorit stadiumi duhet të mbyllë punimet. Në rast të kundërt, s’kemi shumë zgjidhje, por unë besoj se do të luajmë në Kosovë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency