Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Volejboll femra/ Partizani mposhtet keq në Slloveni, kualifikimi kthehet në mision të pamundur!

Ëndrra Champions mund të marrë fund për Partizanin në volejboll për femra. Vajzat e kuqe u mposhtën pastër 3-0 nga hungarezët e Vasas në ndeshjen e parë të fazës play-off raund që nëse Partizani do ta kalojë me sukses do ta çojë në fazën e grupeve të Champions Leagues së femrave. Një disfatë e rëndë që pakëson shanset e trajnerit turk Sancak për të vazhduar aventurën europiane në Champions pasi tashmë pas kësaj humbjeje të thellë në Budapest, Partizanit i duhet të fitojë 3-0 me sete në ndeshjen e kthimit në kryeqytet të mërkurën e ardhshme për ta çuar ndeshjen minimalisht në shtesë ose siç quhet ndryshe golden set. Partizani nuk bëri një ndeshje të keqe por niveli i skuadrës së Vasas ishte më i lartë. Seti i parë foli për skuadrën hungareze që e kryesoi që në fillim dhe triumfoi me shifrat 25-19. Me rezultatin 25-20 u mbyll seti i dytë, edhe pse Partizani e nisi mirë dhe arriti të kryesonte deri në 4-8 por hungarezet më pas treguan forcën e tyre ashtu siç bënë edhe në setin e tretë të cilin e fituan lehtësisht 25-16 dhe gjithë ndeshjen 3-0.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...