Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Volejbollistja e Kombëtares, “Mbretëresha Teutë” në “Miss Universe”

“Mbretëreshë Teuta! E ndiej fuqinë! Faleminderit @ema_savahl për këtë krijim të pabesueshëm, që mishëron në mënyrë perfekte gruan e fortë dhe të patrembur shqiptare. Jam shumë krenare që përfaqësohej të gjitha gratë e vendit tim, për t’i frymëzuar dhe fuqizuar që të arrijnë ëndrrat e tyre, të jenë të patrembura dhe origjinale. Faleminderit ti, Shqipëri, që qëndrone më mua dhe më jep nderin për të të përfaqësuar.”

Ky mesazh prekës dhe plot ndjenjë e krenari është i Sindy Marinës, volejbollistes se Kombëtares Shqiptare, që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Miss Universe 2019”, që u zhvillua të dielën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zënë vendin e 11-të.

E pyetur nga prezantuesi në skenën e “Miss Univers 2019” nëse më shumë tension ka në dhomat e zhveshjes para një ndeshjeje apo prapaskenat e Mis Univers, bukuroshja shqiptare u përgjigj:

“Kjo është një pyetje e vështirë, sepse të dyja mbartin tension në mënyrat e tyre të veçanta. Por ajo që dua të them është se ka një ndryshim të madh mes ndeshjeve të volejbollit dhe “Miss Univers”. Në volejboll ka shumë ndeshje dhe mundësi për të fituar, ndërsa “Miss Universi” është diçka që të ndodh njëherë në jetë. Jam gati të jap më të mirën time”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...