Kategoria Superiore

Voltana Ademi: Ja si do të zhvillohet ankandi për shitjen e Vllaznisë

Për nxjerrjen në ankand të aksioneve të Vllazisë ka folur edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Vllaznia del në shitje për vlerën fillestare të 60 milionë lekëve të rinj. Shitja e aksioneve të klubit shkodran të futbollit do të bëhet me ankand të hapur, në të cilin mund të marrin pjesë gjithë të interesuarit. Kuptohet, duke respektuar kriteret ligjore. Ligji i ri për Sportin e bën të detyrueshëm këtë hap:

“Para një jave, ne kemi marrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit një letër që referon për zbatim ndryshimet ligjore të fundit të Ligjit për Sportin. U kërkohet institucioneve që administrojnë klube futbolli të kryejnë procesin e shitjes. Ka një ndryshim mes privatizimit dhe shitjes. Me ardhjen e këtij dokumentacioni ne kemi qenë të gatshëm.

Bilancet janë gati, kemi relacionin dhe projektvendimin për shitjen e klubit Vllaznia, 100 për qind, sikurse ligji e thotë. Kemi pasur diskutime, por tani, me daljen e ligjit është detyrim. Do ketë një ankand të hapur dhe do të donim të merrnin pjesë jo vetëm ata që janë të interesuar sot, por edhe ata që kanë investuar në të shkuarën, apo kanë reklamuar.

Kjo është e rëndësishme të theksohet, pasi u duhet dhënë mundësia të gjithëve të konkurrojnë. Do bëjmë të mundur që të kemi një procedurë transparente. Sot publikohet në faqen e Bashkisë Shkodër njoftimi për konsultim publik.

60 milionë lekë të reja është çmimi fillestar, por vlera më e saktë gjendet në raport. Kuptohet që kjo është vlera më e ulët, pastaj gjithë të tjerët mund të shprehin interesin e tyre.

Është një diskutim për t’u bërë. Përmes një pyetësori do t’iu japë mundësinë të gjithëve të shprehen, për të shkuar te një rezultat sa më pozitiv. Procedura jep mundësinë që të marrin pjesë një ose disa subjekte. Duhet të bëhen bashkë përmes një kontrate. Kriteret mund të gjenden në faqen e Bashkisë Shkodër. Po flas për kritere ligjore”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency