Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Voltana Ademi: Rruga e drejtë ka edhe pengesa, Vllaznia do të njohë vetëm rritje

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka qenë gjithmonë pranë Vllaznisë këtë sezon dhe i është bashkuar festës për triumfin në Kupën e Shqipërisë, teksa ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë privatizimi i klubit, por garantoi se bashkia do të vijojë të mbështesë skuadrën.

Sa e kënaqur jeni për këtë arritje?
Jam shumë e kënaqur që Vllaznia u rikthehet trofeve dhe një loje mjaft të bukur, që e ka tipike të sajën, Për mua janë djem shumë të mirë dhe një skuadër e vërtetë, që këtë sezon ka garuar denjësisht gjatë gjithë sezonit, duke bërë një paraqitje fantastike. Trajneri ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka meritën që kjo Kupë do të vijë në Shkodër. Jemi përballur me të gjitha skuadrat me forcë dhe atë që kemi ditur të bëjmë në fushë, por edhe falë një tifozërie që Shkodra ka, që është një dhuratë për skuadër.

A ka një premtim për Vllazninë e sezonit të ardhshëm?
Do të ketë edhe një arritje tjetër për Vllazninë, pasi po shkojmë drejt një privatizimi 100% të klubit, pasi kështu do t’u hapim rrugë investimeve private në skuadër, për ta bërë edhe më të fortë skuadrën. Unë jam vajzë sportisti dhe e kam mbështetur skuadrën prej 6 vitesh, por vetëm këtë sezon u poqën kushtet për t’ia dalë. Mbështetja financiare e bashkisë do të vazhdojë edhe në vijim, me të gjitha mundësitë që kemi, për të synuar të tjera arritje.

Pak kohë më parë përjetuat edhe rënien nga Kategoria. Si ndiheni sot që ngrini lart këtë trofe?
Që kur erdha në 2015-ën, e dija që na priste një sfidë shumë e vështirë në menaxhimin e skuadrës dhe për hir të së vërtetës, jo gjithmonë bota e futbollit është e drejtë, pasi shumë herë jemi penalizuar nga arbitrimi, apo faktorë të tjerë. Nuk ka qenë e lehtë, pasi jemi skuadra më e drejtë dhe të ecësh drejt ka shumë pengesa, por ne ia kemi dalë të arrijmë këtu ku jemi sot. Unë besoj që tani e tutje Vllaznia do të njohë vetëm ngritje, pasi ka një administrim të rregullt, një sipërmarrje të rregullt dhe zgjidhje të shumë problematikave të tjera që na shoqëronin prej kohës. E shoh një të ardhme pozitive dhe unë besoj se do ta lë Vllazninë në duar të sigurta, në krye të klasifikimit, me një trofe të fituar dhe mbi të gjitha një skuadër në kuptimin e plotë të fjalës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...