Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vora gati për Kategorinë e Parë, Mërgjyshi për “SuperSport”: Na pret një sezon i luftuar, por ju siguroj që do kemi surpriza!

Vora është gati për sezonin e ri të Kategorisë së Parë. Pasi siguruan ngjitjen në edicionin e kaluar, ku dominuan Kategorinë e Dytë, Vorën e pret një sfidë e re. Një ligë kompetitive dhe plot rivalitet. Vora po i jep dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa klima brenda në skuadër është tejet pozitive në prag të nisjes së kampionatit.

Në një intervistë për “SuperSport”, trajneri Artan Mërgjyshi foli për lëvizjet e skuadrës gjatë muajve të verës dhe u shpreh besimplotë se ekipi i tij do të përsërisë rendimentin e mirë të sezonit të kaluar.

Lexo edhe:

“Skuadra është përgatitur mjaft mirë. Faza përgatitore në Greqi na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Kemi përforcuar organikën dhe jemi munduar të marrim lojtarë që kanë luajtur edhe në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Besoj se kemi ndërtuar një grup të mirë dhe cilësor dhe tani presim që të marrim frytet e punës tonë në fillimin e kampionatit,”-theksoi Mërgjyshi.

Krahas lëvizjeve të Vorës në merkato, edhe skuadrat e tjera kanë lëvizur duke përforcuar ndjeshëm organikat e tyre. Mërgjyshi parashikon një kampionat të luftuar dhe sigurisht përmend edhe pretendentët kryesorë për këtë sezon.

“Kampionati i këtij viti do të jetë shumë i rivalizuar. Ekipet janë të gjitha të forta dhe kanë bërë përforcime të rëndësishme në merkato. Elbasani niset padyshim si pretendent kryesor, qoftë nga emri dhe tradita që kanë, por edhe nga lojtarët që kanë afruar. Gjithashtu dhe Flamurtari ka bërë një punë të mirë, Bylisi është ekspert i këtij kampionati, pasi ka milituar edhe në të kaluarën dhe ia ka dalë me sukses, por nuk mund të neglizhojmë dhe Apoloninë, Korabin, Besën apo Tomorrin. Ne kemi respekt maksimal për kundërshtarët tanë, por dimë dhe vlerën tonë, kështu që do të luftojmë denjësisht në këtë sezon që të renditemi sa më lart në tabelë dhe e sigurt që do të kemi surpriza,’’ -përfundoi fjalën trajneri i Vorës.

Kategoria e Parë do të fillojë më datë 2 shtator dhe Vora do t’i japë startin kampionatit me një ndeshje në shtëpi përballë Besës.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...