Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Vorskla e “dashuruar” me lojtarët e Tiranës, edhe një tjetër bardhelu zyrtarizohet në Ukrainë

Ardit Toli është lojtari i radhës që transferohet në Ukrainë, tek skuadra e FC Vorskla Poltava, që duket se është dashuruar me lojtarët e Tiranës. Mesfushori bëhet i treti lojtar që kalon në radhët e skuadrës ukrainas, e pas Ennur Totres dhe Taulant Seferit. SuperSport mëson se Vorskla Poltava do të paguajë 60 mijë dollarë për 25-vjeçarin.

Toli ndodhej prej disa javësh në Ukrainë, megjithatë klubi bardheblu pretendonte se lojtari kishte dhe një vit kontratë, por në fund është gjetur gjuha e përbashkët për të kryer transferimin. Tirana mbush arkën nga tre transferimet e kryera deri më tani, teksa 300 mijë euro u morën nga kalimi i Totres, ndersa Seferi udhëtoi drejt Ukraines për 500 mijë dollarë, ndërsa tani edhe Toli i sjell të ardhura kampionëve në fuqi.

Mesfushori ka qenë pjesë e Tiranës për 2 sezone, teksa në edicionin e shkuar u aktivizua në 32 ndeshje, prej të cilave 29 si titullar. Kampionati ukrainas do të luhet në një zonë të sigurt pranë Polonisë dhe nuk pritet që të ketë probleme për tre ish-lojtarët e Tiranës, që do të kenë një experience të re tani. Në rast se lufta mes Ukrainës dhe Rusisë do të afrohet pranë zonave ku ndodhen skuadrat atëherë federata ka paralajmëruar se kampionati do të zhvendoset në Poloni.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...