Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vrasja e George Floyd nga policia amerikane, reagon ashpër legjenda Michael Jordan!

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga policia amerikane përpara disa ditësh në shtetin e Minneapolis ka ngjallur reagime të shumta në Shtetet e Bashkuara. Për këtë rast nuk ka nguruar të shprehë indinjatën e tij edhe legjenda e basketbollit amerikan Michael Jordan i cili ka akuzuar policinë e shtetit për akt vandal dhe të tmerrshëm. George Floyd vdiq para disa ditësh pasi në momentin që u ndalua nga policia e Minneapolis, u asfiksua nga një oficer i cili i bllokoi frymarrjen për 9 minuta.

Në “Twitter”, ish-kampioni i basketbollit shkruan se ngjarja e ka bërë tepër “të nervozuar dhe të dëshpëruar” dhe për më tepër ka ardhur t’i jepet fundit racizmit shtetëror amerikan.

“Jam thellësisht i pikëlluar, tepër i prekur dhe shumë i nervozuar. E shikoj dhe ndiej dhimbjen, zemërimin dhe acarimin e secilit. Jam në krah të atyre që duan ta çrrënjosin racizmin nga populli jonë. Kemi përjetuar boll.Nuk kam përgjigje, por zërat tanë të bashkuar tregojnë fuqi dhe aftësi për të mos u ndarë. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin, të tregojmë dhembshuri dhe të mos i kthejmë kurrë shpinën brutalitetit të pakuptimtë. Duhet të vazhdojmë të demonstrojmë paqësisht kundër padrejtësisë dhe të kërkojmë llogaridhënie. Zëri ynë i bashkuar duhet të ushtrojnë presion ndaj liderëve tanë për të ndryshuar ligjet ose të shfrytëzojmë të drejtën e votës për të ndryshuar sistemin. Secili duhet të bëhet pjesë e zgjidhjes dhe duhet të punojmë bashkë për të vendosur drejtësinë. Zemra ime është bashkë me familjen e George Floyd dhe me të gjithë ata që vuajnë prej akteve brutale dhe të pakuptimta”, shkruan ish-ylli i Chicago Bulls.

Fotot e ngjarjes tronditëse shkaktuan zemërimin e pjesës më të madhe të publikut amerikan. Në Minneapolis qytetarët e komunitetit afro-amerikan kanë shpërthyer në protesta të dhunshme kundër policisë. Shumë sportistë janë solidarizuar me vdekjen e George Floyd .

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...