Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vrioni dhe Imeri: U-21 jo për barazim ndaj Turqisë, synojmë fitoren!

Giacomo Vrioni dhe Omar Imeri, dy lojtarët e kombëtares U-21 kanë dalë ditën e sotme në një konferencë në shtyp, në prag të ndeshjes së parë eliminatore Shqipëri-Turqi që do të zhvillohet më 23 Mars në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.

Giacomo Vrioni, sulmuesi që luan për Venezia në Itali në fjalën e tij nënvizoi se skuadra do të japë maksimumin për ta nisur me një rezultat pozitiv fushatën eliminatore. “Shpresojmë të bëjmë maksimumin si në çdo ndeshje të sezonit të kaluar eliminator dhe të na vijnë sa më shumë njerëz për të na përkrahur. Synimi është të bëjmë më të mirë dhe jemi të sigurt që do e bëjmë këtë dhe do kërkojmë tre pikët në çdo takim. Kombëtarja? Unë e kam bërë zgjedhjen time, kam qenë edhe në kombëtaren e madhe dhe luajta 20 minuta kundër Izraelit. Rivalët e grupit? Të gjitha ekipet në grup janë të forta, të gjithë jemi njësoj. Do japim të gjithë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pike”.

Omar Imeri në fjalën e tij nuk e fshehu emocionin e përfaqësimit të Shqipërisë. “Nuk na kënaq barazimi, shpresoj të japim maksimumin në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Është ndeshja e parë dhe është e rëndësishme. Besoj se do e fitojmë. Shpresojmë t’i marrim gjashtë pikë në këto dy ndeshje. Na rreh gjaku të luajmë për Shqipërinë. Jam i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë.”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...