Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Vrioni mbetet pa Europë, festojnë shqiptarët e Istanbulsporit dhe Arlind Ajeti

Giacomo Vrioni e luajti të plotë takimin kundër Rapid Vienna, e vlefshme për një biletë në Conference League. Tirol, që humbi 1-2 në shtëpi, u mposht edhe në kryeqytet me rezultatin 2-0, me Rapidin që festoi në fund kualifikimin në Europë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare zhvilloi një sezon fantastik në Austri, duke realizuar 19 gola në kampionat me ekipin e Tirolit. Ndërkohë, edhe pse humbën minimalisht, shqiptarët e Istanbulsporit festuan ditën e sotme.

Skuadra turke u mposht 0-1 në shtëpi ndaj Erzurum BB, por kaloi në finalen e madhe për një biletë në elitën e futbollit turk pas triumfit 2-4 në ndeshjen e parë.

Eduard Rroca, Valon Ethemi dhe Jetmir Topalli e nisën si titullarë takimin për Istanbulsporin, ndërsa Kristal Abazaj e ndoqi sfidën nga pankina.

Finalja përballë Bandirmasporit do të luhet më 2 qershor. Festojnë edhe Padova e Arlind Ajeti. Ekipi italian fitoi 2-1 me përmbysje përballë Catanzaros (0-0 sfida e parë).

Triumfi i sotëm solli kalimin e Padovës në finalen e fazës “play-off” për një biletë në Serie B. Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare e nisi takimin si titullar.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...