Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vritet trajneri i moshave të Shakhtarit, CEO: Rusët komb terroristësh dhe frikacakësh

Lufta Rusi-Ukrainë po shkakton shumë viktima. Rusia ka nisur prej ditësh agresionin ushtarak për pushtimin e Ukrainës, vendasit po rezistojnë fort dhe në disa qytete po zhvillohen beteja të ashpra.

Drejtori i Përgjithshëm i Shakhtar Donetsk, Sergey Palkin ka publikuar një lajm të trishtë në rrjetet sociale, aty ku njoftoi se trajneri i ekipit të të rinjve ka humbur jetën, teksa i drejtohet me një mesazh popullit rus.

Një nga pjesëtarët e klubit tonë, i cili ishte trajner moshash, është vrarë. Ai humbi jetën pasi u godit nga një fragment i një predhe ruse. Rusia ka kryer një sulm ushtarak të tmerrshëm dhe të pabesë ndaj Ukrainës.

Rusia, nga një komb që ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të mposhtur nazizmin, po kthehet në një komb terroristësh, një komb frikacakësh të heshtur. E gjithë bota po ju shikon sot.

Dhe bota pret që ju të veproni në një mënyrë që do të ndalojë çmendurinë. Por ju keni frikë, jeni të frikësuar. Rusi, ju po vrisni ukrainasit. Ndaloni këtë çmenduri! Mos heshtni, flisni! Përndryshe, do të jetë humbja juaj personale.

Një disfatë që do të mbahet mend nga të gjithë brezat që do të vijnë. Një disfatë që nuk mund të fshihet nga historia botërore. Dhe secili prej jush do të jetë fajtor dhe përgjegjës për krimet e kryera”.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...