Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vuan nga një sëmundje neurodegjenerative, kampioni i botës në vitin 1978 në gjendje jo të mirë shëndetësore

Daniel Passarella në gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga raportimet në versionin online të “Olè”, 69-vjeçari, kampion bote me Argjentinën në vitin 1978, dyshohet se vuan nga një sëmundje neurodegjenerative e ngjashme me ALS. Sipas gazeta sportive argjentinase, ish-mbrojtësi del rrallë nga shtëpia dhe kur ndodh me makinë pasi për sëmundjen, nga e cila ka vuajtur edhe babai i tij, rrezikon të harrojë rrugën e kthimit për në shtëpinë e tij, pra të humbë orientimin.

“Nuk është më Passarella që njihnim. Tani ai është një Daniel tjetër”, tha një mik i “Caudillos”. Ky është pseudonimi i futbollistit që ka veshur edhe fanellën e Interit në Itali, nga viti 1986 deri në vitin 1988, pasi përfundoi aventurën katërvjeçare me Fiorentinën. Eksperienca e tij e fundit në botën e futbollit daton në vitin 2013, kur u largua nga presidenca e River Plate.

Para se të bëhej drejtues i lartë, Passarella ishte gjithashtu trajner dhe ekipi i fundit që ai drejtoi ishte River Plate në vitin 2007, ndërsa në Itali ai drejtoi Parmën pa shumë bujë në vitin 2001.

“Gjithmonë pranë teje Caudillo” është mesazhi i dedikuar në Twitter nga klubi i Fiorentinës për kampionin e botës në vitin 1978.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...