Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Vullnet Basha prezantohet te Wisla

Vullnet Basha prezantohet te Visla Krakovë në Poloni. 27-vjeçari që ka luajtur një ndeshje edhe me Kombëtaren kuqezi, firmosi kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

I lindur në Zvicër, ai ka luajtur me Lozanën, Gras’shopers, Nojshatel dhe Sion. Vitet e fundit mesfushori difensiv është aktivizuar në Spanjë, fillimisht me Real Saragozën dhe më tej me Ponferradinën e Mursian.

Vullnet Basha

Dua ti falënderoj të gjithë në klub për besimin që më dhanë. Jam i lumtur që u bëra pjesë e Vislas dhe po pres me padurim të nis punën me skuadrën. U befasova kur klubi më kërkoi, sepse nuk e prisja. Fillimisht dija vetëm që Visla është një skuadër e madhe dhe ka tifozë të zjarrtë. Nuk u mendova shumë për ta pranuar ofertën. Është kënaqësi të luaj për një klub të tillë.

Vullnet Basha zbuloi edhe një prapaskenë rreth transferimit të tij te Visla. Mbrojtësi i Monaco dhe përfaqësueses polake, Kamil Glik ishte ai që e shtyu të mos e refuzonte ofertën.

Vullnet Basha

Nuk e njoh personalisht Kamil Glik, por vëllai im Migjeni bisedoi me të, pasi kanë luajtur së bashku te Torino. Kamil më këshilloi mos ta mendoja dy herë ofertën dhe unë firmosa menjëherë. deri më tani jam stërvitur në mënyrë individuale dhe më duhet ende pak kohë për të rigjetur formën më të mirë. Kam biseduar me trajnerin dhe nuk do të jem gati për ndeshjen e radhës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...