Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Vulosi turpërimin e Barçës, Coutinho drejt riveshjes së fanellës kuqeblu

Philippe Coutinho erdhi nga pankina në sfidën mes Bayernit të Mynihut dhe Barcelonës, dhe vulosi turpërimin e katalanëve, duke shënuar dy herë në minutat e fundit dhe duke fiksuar rezultatin final 8-2.

Fantazisti brazilian është në pronësi të skuadrës katalane, por i huazuar për një sezon te gjigantët bavarezë, ndaj në përfundim të aventurës në Ligën e Kampionëve do të rikthehet sërish në “Camp Nou”.

Fillimisht ishte folur që Barcelona po punonte për një shitje përfundimtare të Coutinhos në kampionatin anglez, atje ku adhuruesit e brazilianit janë të shumtë, por duket se tani gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti mund të mbetet në Katalunjë.

Kjo pasi në pankinë pritet të ulet një emër si Ronald Koeman, i cili pëlqen të punojë me futbollistë teknikë dhe plani i drejtuesve të Barcelonës është që të mbajnë Coutinhon për të paktën një sezon, me qëllim që ti vlerësojnë kartonin, pasi momentalisht askush nuk ofron më shumë se 70-80 milionë euro për të.

Barcelona shpenzoi thuajse dyfishin për të marrë futbollistin në janar të 2018-ës nga Liverpooli, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se edhe vetë trajneri Koeman ka kërkuar që ta ketë brazilianin në dispozicion me synimin për ta rilindur dhe për ta rikthyer në formën e tij më të mirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...