Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vushtrria ndalet nga Flamurtari dhe bie matematikisht një kategori më poshtë

Vushtrria nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 për ballë Flamurtarit në sfidë ne parë të vlefshme për javën e 28 të IPKO Superligës së Kosovës, rezultat ky që ia pret edhe matematikisht biletën për një kategori më poshtë.

Vendasit janë ngjitur pikërisht një vit më parë në ligën kryesore të futbollit kosovar, por gjatë këtij sezoni nuk ia kanë dalë të garojnë denjësisht, duke u rikthyer shumë shpejt andej nga erdhën.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së sotme, kuqezinjtë nga kryeqyteti kaluan dy herë në avantazh, fillimisht me Zeqirin dhe më pas me Stullqakun, ndërsa vendasit u përgjigjën duke rikthyer baraspeshën një herë me Fazlliun e një herë me Sie.

Barazimi u vlen shumë kryeqytetasve, që tani shkojnë 5 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes, ndonëse gara pritet të jetë mjaft interesante deri në javën e fundit, pasi një skuadër si Trepça ’89 po bën gjithçka për të siguruar mbijetesën.

Kujtojmë që këtë sezon nga IPKO Superliga do të rrëzohen 4 skuadrat e pozicionuara të fundit në renditje dhe do të ngjiten vetëm dy, pasi sezoni i ardhshëm do të startojë me 10 skuadra pjesëmarrëse. Deri tani e kanë prerë biletën për një kategori më poshtë Dukagjini dhe Vushtrria, të cilave shumë shpejt mund t’u bashkohet edhe Ferizaj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...