Wanda Nara dhe Mauro Icardi rigjejnë qetësinë në çift, pas furtunës që kaluan për muaj të tërë. Këtë e konfirmojnë edhe fotot e fundit që çifti ka shpërndarë nga Stambolli, at ku jetojnë që prej kohës kur sulmuesi u bashkua me Galatasarayn.
Të dy janë shfaqur shumë të lumtur me njëri-tjetrin, teksa vetë Wanda ka deklaruar pak ditë më parë se kanë sqaruar gjithçka dhe vijojnë të duhen njësoj si në fillim.
Lexo edhe:
- Napoli tronditet para Milanit, dëmtohet sulmuesi titullar
- Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit, gati t’i prishë debutimin Tuchelit
- Një belg për stolin e Tottenhamit, Levy gati të “imitojë” Arsenalin
- Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin
Krisja mes tyre ndodhi vitin e kaluar, për shkak të një tradhtie të supozuar të sulmuesit me aktoren argjentinase China Suarez. Këtë vit Wanda qëndroi për shumë kohë larg Icardit, duke preferuar të angazhohet në projekte muzikore në Argjentinë.
- Icardi ‘tradhton’ Interin para derbit
