Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Wanda Nara: Dy “Big” të Europës duan Icardin

Përfaqësuesit e Interit dhe menaxherja (njëkohësisht edhe bashkëshortja) e Mauro Icardit, Wanda Nara, pritet të ulen shumë shpejt për të nisur diskutimet për rinovimin e kontratës. Interi do të tentojë të rritë klauzolën e largimit, sigurisht duke përmirësuar edhe pagën e futbollistit. Por në të njëjtën kohë janë disa skuadra të mëdha në Europë të gatshme të paguajnë klauzolën aktuale 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas. Marrëdhëniet mes palëve janë shumë të mirë, por në tavolinë është një shumë e madhe parash dhe raportet mund të ndryshojnë. Wanda Nara e ka pranuar se për klientin e saj kanë ardhur dy oferta të rëndësishme. Emrat e skuadrave më të interesuara nuk janë zyrtarizuar, por mësohet se bëhet fjalë për Realin e Madridit dhe PSG. E pyetur për çështjen e rinovimit Wanda Nara shpjegoi:
“Nuk jam takuar me Ausilion, por flasim shpesh në telefon. Unë e di çfarë mendon shoqëria dhe ai e di mendimin tim. Kohët e fundit janë afruar disa skuadra dhe unë kam për detyrë të paktën t’i dëgjoj. Nuk flas me emra.”
Siç është shpjeguar më lart, bëhet fjalë për Realin dhe PSG-në. Bësnikëria ndaj fanellës nuk mund të jetë e përjetshme kur në mes futen paratë dhe kjo kuptohet edhe nga fjalët e Naras.
“Unë punoj për interesat e Mauros, ndërsa Piero Ausilio për ato të Interit. Në fund shoqëria dhe Icardi do të bëjnë zgjedhjen më të mirë për të dyja palët.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...