Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Wanda Nara, në Argjentinë: Po shkoj të kërkoj China Suarezin …

Dy furgonë të mëdhenj, me xhama të zinj, pritën Wanda Narën në aeroportin e Buenos Airesit, të hënën pasdite. Përveç familjarëve, ishte edhe një grup i madh gazetarësh, të etur për të marrë ndonjë deklaratë pikante prej saj. Me të, edhe pesë fëmijët: Valentino, Constantino dhe Benedicto, të lindur nga martesa me Maxi Lopezin, dhe Francesca e Isabella, të lindura nga marrëdhënia me Mauro Icardi. Është hera e parë që Wanda rikthehet në Argjentinë që prej shpërthimit të skandalit të “China Suarez” dhe, pa dyshim, shumica e pyetjeve kanë qenë në këtë temë.

E rrethuar nga truproja, Wanda Nara theksoi se skandalet e këtij lloji janë shumë të zakonshme kur jeton me një futbollist. “Ndonjëherë këto situata ndodhin – pranoi ajo – Zakonisht ndodh me vajza të panjohura, por ndodh. Janë të shumtë ata që shkruajnë në Instagram.”

“Të shkruajnë edhe meshkujt?” ishte pyetja e një gazetari. “Jo, nuk u shkruaj të martuarve dhe as nuk u përgjigjem. Unë jam e martuar, kam një familje,” – tha ajo, duke hedhur një shigjetë për China Suarezin.”

Çfarë do të ndodhte nëse do të vinte China? Wanda e kapi shpejt lojën: “Po shkoj ta kërkoj …”. Para se të hipte në makinë, Wanda sqaroi të pranishmit se Icardi do t’i bashkohej pas disa ditësh, në Argjentinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...