Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Wanda Nara “sqaron” ndarjen nga Icardi, e tradhtonte me një futbollist

Marrëdhënia mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit vazhdin të tërheqë vëmendjen shtypit rozë. Pak ditë më parë u publikua një audio ku dëgjohej bashkëshortja e Mauritos teksa i thoshte shërbëtores së saj se nuk mund të duronte më dhe se do t’i kërkonte divorcin të shoqit.
Me të mbërritur në aeroportin e Argjentinës, gazetarët e pyetën nëse ishte “single” dhe përgjigjja linte vend për interpretim.
“Preferoj të mos flas për këtë temë, gjithçka është në rregull. Nuk mund të të gënjej. Prandaj nuk do të të them asgjë. Ne e dimë shumë mirë si është situata, por është private.”
Thashethemeve për divorc, u shtohen edhe ato të një tradhtie të supozuar. Gazetari Lucas Bertero siguroi në “A la tarde” se Wanda Nara e ka tradhtuar Icardin në një nga udhëtimet e saj në Argjentinë. “Po flasim për diçka që nuk është e sotmja, por që ka ndodhur prej disa muajsh, në të gjitha këto udhëtime sporadike që Wanda bënte në Argjentinë”, deklaroi ai.
Personi me të cilin Wanda e ka tradhtuar Icardin thuhet se është një futbollist që ka luajtur në disa klube në Argjentinë. Ai ka udhëtuar në disa raste drejt Evropës për t’u takuar me “mikeshën” e tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...