Basketboll

Warriors të papërballueshëm me Stephen Curry-n, LeBron u jep fitoren Lakers-ave

Në katër sezonet e fundit, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers kanë diskutuar mes tyre titullin në NBA, por me largimin e LeBron James nga Cavs, nuk mund të flitet më për rivalitet. E tregon edhe përballja e parë në sezonin e rregullt mes dy skuadrave që kanë dominuar basketbollin amerikan së fundmi. Rezultati: kampionët në fuqi shkatërruan 105-129 ish-rivalët e tyre brenda në “Quicken Loans Arena”, ku skenën e rrëmbeu dyshja Stephen Curry-Kevin Durant. I pari realizoi plot 42 pikë, dha 7 asiste dhe kontrolloi 9 topa poshtë koshit, ndërsa i dyti e mbylli takimit me 25 pikë, 9 asiste dhe 10 “rebound”. Pa një pikë referimi, te Cavaliers më i miri rezultoi Sixton me vetëm 21 pikë.

Tashmë në radhët e Los Angeles Lakers, LeBrom James po ushqen ëndrrën e kaliformianëve për t’u kthyer te titulli kampion. Të udhëhequr nga 33-vjeçari, që e mbylli takimin me 42 pikë, Lakers mposhtën 121-113 San Antonio Spurs, me ekipin teksan që nuk po arrin të ngrejë krye në këtë fillim sezoni. DeRozan dhe Gay bënë jo pak, duke shënuar respektivisht 32 dhe 31 pikë, por nuk patën mbështetjen e duhur të pjesës tjetër të skuadrës në “Staples Center”.

Me Paul George në formë të jashtëzakonshme, Oklahoma City Thunder iu imponuan me shumë vështirësi 112-114 Brooklyn Nets. I pabesueshëm George më 47 pikë e 15 “rebound”, ndërsa Russell Westbrook u mjaftua me 21 pikë, por ishte vendimtar me 17 asiste dhe 15 topa poshtë koshit.

Nuk ndalet në krye të Konferencës së Lindjes Toronto Raptors, që fituan 113-102 ndaj Philadephia 76ers. Shkëlqeu për miqtë Jimmy Butler me plot 38 pikë e 10 “rebound”, shifra që u zhvlerësuan nga dyshja skuadrës kanadeze Leonard-Valanciunas, i pari me 36 pikë, ndërsa lituanezi shtoi 26 pikë të tjera.

Në takimet e tjera New Orleans Pelicans shkatërruan 132-106-Dallas Mavericks, Minnestota Timberwolves iu imponuan 121-104 Charlotte Hornest, Milwaukee Bucks fitoi 115-92 me Detroit Pistons, Memphis Grizzlies 96-86 me Los Angeles Clippers, Atlanta Hawks u dorëzuan 117-131 përballë Washington Wizards dhe Denver Nuggets fituan në shtesë 118-124 në parketin e Orlando Magic.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top