Premier League

Watford mposht Arsenalin dhe parakalon Chelsea-n

Watfordi po vijon serinë e rezultateve pozitive, pasi ka mposhtur 2-1 Arsenalin e Arsen Wenger. Topçinjtë kaluan të parët në avantazh, me golin e Mertesaker në minutën e 39, por vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Në fillim Deeney me penallti dhe më pas Cleverley në minutën e dytë shtesë, shënuan dhe i dhanë fitoren Watfordit.

Pas këtij 3-pikëshi, skuadra e drejtuar nga portugezi Da Silva parakalon Chelsea-n dhe pozicionohet në vendin e 4-t të renditjes, me 15 pikë në tetë javët e para të kampionatit. Nga ana tjetër, Arsenal humb një mundësi të mirë për t’u afruar me ekipet e kreut dhe mbetet në vendin e 6-të, me 13 pikë, po aq sa edhe Chelsea i vendit të 5-të.

To Top