Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Watford shkarkon trajnerin, Manaj nën “urdhrat” e një kroati

Klubi i Watford ka shkarkuar trajnerin Rob Edwards teksa skuadra në të cilën militon edhe lojtari i kombëtares Rey Manaj, nuk i përmbushi pritshmëritë e drejtuesve në 10 ndeshjet e para të kampionatit në Championship.

Watford, pretendon të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, mirëpo deri më tani ka zhgënjyer me vetëm 14 pikë në 10 ndeshje duke u renditur në vendin e 10-të, plot nëntë pikë larg kryesuesve të Sheffield United.

Ndaj, drejtuesit reaguan dhe shkarkuan Edwards, ndërsa drejtimi i ekipit i ka kaluar një emri të famshëm në arenën ndërkombëtare, si Slaven Bilic, i cili ka nënshkruar një kontratë 18-mujore. 54-vjeçari ka një eksperiencë gjashtëvjeçare nën drejtimin e kombëtares së Kroacisë nga viti 2006 deri në 2012-tën, ndërkohë që një plus është edhe drejtimi i West Ham për dy vite, çka e shndërron 54-vjeçarin në një njohës të mirë të futbollit anglez.

Kështu, Manaj bëhet me një trajner të ri ndërsa kujtojmë se aktualisht sulmuesi shqiptar është i dëmtuar dhe numëron vetëm pesë paraqitje për Ëatford teksa në një rast ka gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...