Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Watzke “fton” Mandzukicin te Dortmundi: Mario dëshiron të luajë…

Kanë një gjë të përbashkët Mario Mandzukic dhe Borusia e Dortmundit, urinë për fitore. Kroati e ka pasur gjithmonë, te verdhezinjtë është rritur javët e fundit, kur kuptuan se shpërdoruan shansin për të fituar Bundesligën. Bayerni i këtij viti nuk ishte i pathyeshëm, por te Dortmundi e kuptuan me shumë vonesë dhe tani kanë shumë dëshirë për t’u ringritur sa më shpejt.

Merkatoja zyrtarisht ende nuk është hapur, por Borussia ka marrë tanimë Thorgan Hazard, Julian Brandt dhe Niko Schulz. Dhe nuk mbaron këtu, blerja e bujshme mund të jetë Mandzukic, lojtar për të cilin  gjermanët u interesuan dhe verën e kaluar, ndërkohë që administratori i deleguar i klubit, Hans-Joachim Watzke, i dërgon së fundmi një mesazh sulmuesit kroat.

“Për momentin, është lojtar i Juventusit, por në futboll nuk mund të përjashtohet asgjë. Një gjë mund ta them, sa më shumë qendërsulmues të kesh në një grup, aq më pak rendiment do të japin. Përse te Bayerni prej vitesh nuk marrin një alternativë të vërtetë për Lewandowskin? Çdo blerje duhet menduar mirë, për sa e njoh Marion, është një futbollist që dëshiron të luajë gjithmonë”

Fjalët e Watzkes janë një referim i qartë për hapësirën më të madhe që Mandzukic do të gjente te Dortmundi, shumë më tepër nga ajo që gjen tek Juventusi. Borussia duket e gatshme madje edhe t’i rrisë pagën aktuale prej 6 milionë eurosh në vit, por Mandzukic me shumë mundësi mund të vlerësojë edhe oferta më fitimrpurëse, që mund t’i vijnë nga Kina. I takon atij të vendosë se çfarë projekti të zgjedhë, por në Dortmund po përpiqen t’i japin të kuptojë kroatit se kanë diçka të përbashkët, urinë për fitore.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...